Flasin dy vëllezërit e plagosur qe ja vrane te atin ne Athine:...

Flasin dy vëllezërit e plagosur qe ja vrane te atin ne Athine: Autorët janë shqiptarë

1518
SHPËRNDAJE

Dy të plagosurit nga atentati me armë në Neos Kosmos në Greqi kanë dhënë dëshminë e tyre të parë para oficerëve të policisë. Ata janë djemtë e 53-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Të plagosurit kanë deklaruar në polici se vrasësit e dyshuar të të atit janë shqiptarë, shkruajnë mediat greke.

“Vrasësit janë shqiptarë”, kjo ishte shprehja e thënë nga ata, pas vrasjes së babait të tyre, Edmond Llangozi në një zonë qendrore të kryeqytetit helen. Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.

Policia greke lajmëroi se është shumë afër identifikimit dhe arrestimit të autorëve të ngjarjes, kurse shton se vrasja ka ndodhur si hesap mes bandave rivale shqiptare që veprojnë në Athinë.

Gjatë sulmit me armë, që siç raportohet, ka pasur shumë të shtëna, është plagosur edhe kamerierja e një lokali, që ishte po ashtu me shtetësi shqiptare.

S'KA KOMENTE