Flamingot gjejne habitatin e tyre ne bregdetin e Pish Poros

Flamingot gjejne habitatin e tyre ne bregdetin e Pish Poros

176
SHPËRNDAJE

Ne vitet e fundit flamingot jane te pranishme edhe ne Pishporo. Bregdeti i shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës nuk është vetëm plazh, por tashme edhe vendi i flamingove, që kanë gjetur habitatatin e tyre të qetësisë në ligatinat e plazhit duke dhuruar spektakel

Ditët e fundit flamingot kanë pushtuar Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Pishporos së Fierit, pranë grykëderdhjes së Vjosës.

Qetësia e krijuar në pjesët ligatinore të Rezervatit Natyror te Menaxhuar Pish-Poro ka rritur ndjeshëm numrin e shpendëve ujorë. Ajo që bie në sy është numri i madh i flamingove 2 vitet e fundit që pushojnë në këto ujera te qeta

Spektaklet që të dhurojnë këta shpendë elegantë e me ngjyra të bukura mund t’i shihni nga mëngjesi në mbrëmje në këto ligatina

Zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, ngrihen në fluturim herët në fillimdite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët. 

S'KA KOMENTE