Fier:Vihen në prangat e Policisë, 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Fier:Vihen në prangat e Policisë, 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

1825
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë, 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, shtetasin B. H., 52 vjeç.

Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja T. Ç., 65 vjeçe, banuese në Fier, se është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi M. D., 45 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor). Po punohet për gjetjen e 45-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE