Fier:Prangosen 5 shtetas, 2 prej të cilëve për mbajtje pa leje të...

Fier:Prangosen 5 shtetas, 2 prej të cilëve për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

1175
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, 2 prej të cilëve për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. F., 20 vjeç, banues në Fier.
B. B., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetet e tyre tip “BMW” dhe “Lexus” , shërbimet e Policisë gjetën përkatësisht një shkop metalik si ai i policisë dhe një armë të ftohtë elektroshok, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. C., 58 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. C., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

B. F., 46 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin tip “Bmw” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE