Fier:Kapen me droge ,babe e bir ne pranga

Fier:Kapen me droge ,babe e bir ne pranga

780
SHPËRNDAJE

Fier

Policia e Fierit finalizon një tjetër operacion antidrogë i koduar “Befasia”

Sekuestrohen drogë dhe armë.

Arrestohen në flagrancë babë e bir.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

S'KA KOMENTE