Fieri:Berisha për reformën territoriale: Zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë

Fieri:Berisha për reformën territoriale: Zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë

285
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim të organizuar në Fier me qytetarë dhe ekspertë, ka folur mes të tjerash edhe për reformën territoriale.

“Ne si demokratë jemi në një situatë emergjente, që na dikton një veprimtari shumë planëshe, një veprimtari në mënyrë që të përballe i me armikun më të keq të lirisë së Shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama.

Të shpallësh një kundërshtar armik nuk është e përshtatshme por një kundërshtar që shkelmon liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe krijon një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet e saj nuk mund të jetë kurrë demokratike, mund të jetë ekstremiste e majtë, naziste apo fashiste por vetëm parti e një harku kushtetues demokratik nuk mund të jetë. Këtu e solli Rama shoqërinë shqiptare.

Ai nuk është armik i demokratëve se sa i vetë socialisteve që besojnë në votë e liri dhe në rregullat e demokracisë. Ai nuk e bëri në një ditë, e nxisë që në fillim me reformën territoriale. Në këtë reformë shkatërroi dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve.

Shqiptarët zgjidhnin me votë 420 kryetarë komunash e bashkish, mijëra përfaqësues këshilltarë dhe kishin një shpërqendrim të shërbimeve ndaj tyre. Nuk them se nuk kishte nevojë për reformim, por ai përdori reformën absolutisht për parime të kundërta.Përdori centralizimin e pushtetit dhe sot në Fier, në çdo qark e rreth kemi me qindra fshatra që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltarë, zëvendësoi të zgjedhurit me të emëruarit e partisë që nuk i japin qytetarëve asnjë llogari. I japi vetëm atij që e emëron”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE