Sot dita pa makina edhe ne Fier duke zbatuar ne kete menyre Udhëzimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimit të ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”
Bashkia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina në date 03 prill 2022, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë si më poshtë vijon;• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.Për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht rrugët dhe njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre, Bashkia Fieri, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake do të marrë të gjitha masat kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 03.04.2022 e në vazhdim të dielën e parë të çdo muaji në vijim,