FIER:Gjysherit kerkojne kujdestarin e femijeve pasi djali i tyre vrau nusen dhe...

FIER:Gjysherit kerkojne kujdestarin e femijeve pasi djali i tyre vrau nusen dhe kunaten

847
SHPËRNDAJE

Prindërit e Gazmend Mustës, i cili vrau gruan dhe kunatën pas një sherri në qytetin e Bllashit, sot i janë drejtuar gjykatës së Fierit me kërkesën për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.Bedri e Lumturi Musta kanë besim tek gjykata, ndërsa në një prononcim për “BalkanWeb”, babai i Gazmendit është shprehur se i plotëson të gjitha kërkesat ligjore për të përfituar kujdestarinë e tyre.

Unë si prind, si gjyshi fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Prandaj unë i jam drejtuar Gjykatës së shkallës së Parë në Fier që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar. Kriteret për të mbajtur fëmijët i plotësojmë, që t’i mbajmë të lumtur të shëndetshëm dhe të shkolluar. Unë kam besim të plotë te gjykata e cila do të vendops se kush i plotëson kushtet e fëmijëve për t’i marr”- është shprehur ai.

Fëmijët e mitur ndodhen aktualisht në fshatin SOS. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 2 janarit, ku Gazmendi në debat e sipër qëlloi duke i lënë të vdekur në vend të dyja motrat.

S'KA KOMENTE