Fieraku denoncon ish drejtorin e Doganës: Njerëz të afërt me të...

Fieraku denoncon ish drejtorin e Doganës: Njerëz të afërt me të më kanë shtypur me makinë

1957
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme ish drejtori i Doganës së Fierit Arlind Lagji përplasi një grua në Vlore dhe më pas në tentativë për të shpëtuar u përplas me një makinë. Pak orë pas aksidentit të dyfishtë ai u arrestua nga policia.

Ndërkohë sot ka ardhur një denoncim nga Algert Beluli, i cili tha per mediat se kjo nuk është hera e parë që ndodh pasi ai është përplasur me makinë nga njerëz të afërt më Lagjin ne gushte te 2022.

Megjithatë ai shton se drejtësia “mbyll sytë” para Lagjit, pasi çështja është mbyllur në prokurori dhe nuk është dërguar për gjykim.

Sakaq ai shtoi se është kërcënuar nga ish drejtori i Doganave se nëse nuk hesht do ti hedhin shtëpinë në erë.

BeluliKy nuk është rasti i parë, është i përsëritur, ka ndodhur në gusht të vitit 2022 ne Fier, ku një person i afërt më lagjin, përplasi një mjet , unë zbrita, personi ka ecur mbrapa, më ka shtypur me makinë. Ka ardhur policia dhe ambulanca, ka marrë raportin e mjekur ligjor dhe nuk është marrë masë.

Ka ardhur edhe personi e më urdhëroi që në emër të Arlin Lagjit të mos bëja denoncim duke u prezantuar si oficer policie.  Është në personalitetin e Lagjit i cili i shmanget drejtësisë. Edhe pse kam pasur prova materiale, prokuroria s’ka marrë masa dhe ka mbyllur hetimet.

Për shkak të mos reagimit të drejtësisë, Arlind Lagji godet me mjetin e tij disa persona dhe tenton të largohet.

Ky veprim quhet akt terrorist që Arlind Lagji e ka paralajmëruar. Nëse nuk hesht do të të hedh shtëpinë në erë dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë masë. Janë të depozituara në polici dhe prokurori dhe e ka mbyllur cështjen.

Unë kam kërkuar azil politik për shkak se jam përndjekur nga persona të paidenifikuar  për të mos rrezikuar jetën time.

S'KA KOMENTE