Fier/Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

Fier/Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

1389
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

-Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë ndaluan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Kryekuq, Divjakë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 20.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit, më datë 05.06.2021 në pyllin e fshatit Kryekuq, Divjakë kanë konstatuar të mbjellë fidanë cannabis sativa dhe nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre dyshohet se është shtetasi E. B.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. M., banues në Peshtan Bregas, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 21.10.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin B. M i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier ndaluan shtetasin R. R., 44 vjeç, banues në Fier, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi parash shtetasit A. T., 22 vjeç, banues në Fier.

-U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin V. L., 61 vjeç, banues në Divjakë, pasi në fshatin Babunjë, duke drejtuar një motomjet është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin H. P., 77 vjeç, dhe për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

S'KA KOMENTE