Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

1587
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin F. B., 55 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasja Y. K., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një supermarket, në Fier.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE