Fier- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Fier- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

1722
SHPËRNDAJE

DVP Fier- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

✅Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.


Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi G. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur me mjet prerës, nënën e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan doza të dyshuara lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE