Fier/Procedohen penalisht 3 shtetas për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të...

Fier/Procedohen penalisht 3 shtetas për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave

1544
SHPËRNDAJE

DVP Fier
Procedohen penalisht 3 shtetas për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve dhe 1 tjetër për prerje të paligjshme të pyjeve.
-Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:R. L., 47 vjeç, banues në Tiranë;P. H., 34 vjeç, banues në Divjakë;A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Policisë me kamionët e tyre duke transportuar mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e Semanit.

S'KA KOMENTE