FIER/Prangoset 1 shtetas dhe ndiqen penalisht 3 te tjere

FIER/Prangoset 1 shtetas dhe ndiqen penalisht 3 te tjere

1863
SHPËRNDAJE

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 66 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 23 vjeç, banues në Kraps, pasi gjatë konfliktit për motive pronësie kanë goditur me grushte njëri-tjetrin; 

-O. T., 19 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një aparat celular shtetasit A. Gj., 18 vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE