FIER/Prangosen 3 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë.

FIER/Prangosen 3 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë.

1028
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë.

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 20 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Divjakë si edhe proceduan penalisht shtetasin A. R., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posacme “Shqiponja” në automjetin tip “Benz” me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjetën një dorezë metalike dhe një armë pistoletë sportive të cilat i mbanin pa leje.

Fier/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan shtetasit:

-Gj. M., 59 vjeç, banues në Seman, Fier, pasi në fshatin Hamil, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin A. S dhe për pasojë është dëmtuar vet dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

-A. Gj., 30 vjeçe, banuese në Patos, pasi në fshatin Verbas, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur shtetasin Sh. Y., 55 vjeç, banues në Patos, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. H., 28 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë portofolin me një sasi të vogël parash shtetasit V. Sh.

Po nga këto struktura u procedua penalisht M. S., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen M. P.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi P. A., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi ka gjuajtur një shpendë në tokën e tij me armën e gjahut që kishte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE