Fier/Pranga per 3 shtetas dhe ndjekje penale per 1 tjetër

Fier/Pranga per 3 shtetas dhe ndjekje penale per 1 tjetër

2072
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 66 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi është kapur duke vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Strum.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. (M)., R., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë 32-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi N. B., 49 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 35 vjeç, banues në Levan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Jaru, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi C. B., 79 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 67 vjeç, banues në Allprenaj, Lushnjë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Kolonjë, Lushnjë, në lokalin në pronësi të shtetasit L. A., janë vjedhur 20.000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve pasi në fshatin Mizë, Divjakë, është tentuar të digjet, dyshohet qëllimisht, automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit J. K., 42 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE