Fier, merr flakë tregu i rrobave të përdorura

Fier, merr flakë tregu i rrobave të përdorura

3804
SHPËRNDAJE

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë shkollës së muzikës në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e çatisë së tregut e më pas tymi është përhapur në brendësi të tij. 

Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fieri. Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.

në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapësirës. Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e rënies së zjarrit

Fier
Informacion paraprak

Më datë 19.06.2022, rreth orës 14:35, në një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE