FIER-Kapet me armë në makinë, arrestohet 26-vjeçari

FIER-Kapet me armë në makinë, arrestohet 26-vjeçari

2072
SHPËRNDAJE

Fier/Mbante armë zjarri me vete, teksa lëvizte me automjet, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Gjatë operacionit policor të koduar “Finalizimi”, sekuestrohen një pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE