Fier :Kapet duke vjedhur ne banese, arrestohet 37 vjecari

Fier :Kapet duke vjedhur ne banese, arrestohet 37 vjecari

806
SHPËRNDAJE

Fier

Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet në flagrancë nga policia.

37 vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.H, 37 vjeç, banues në Patos.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kuman, Fier u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

S'KA KOMENTE