Fier/Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave...

Fier/Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit

1142
SHPËRNDAJE

Fier

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit që organizonte lojëra të palejuara.

Sekuestrohen fisha pokeri dhe 1 kompjuter.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

S'KA KOMENTE