Qarku Fier/Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Në vijim të këtij operacioni, Policia çmontoi në Lushnjë, 3 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 2 poseduesit e tyre.
Gjithsej në këtë qark, janë çmontuara 23 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 7 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në zbatim të detyrave të caktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, kanë vijuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
Në vijim të këtij operacioni, në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera, si dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh. (S). K. dhe A. K., pasi i kishin instaluar këto kamera në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.