Fier-Balla per marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Shenjë solidariteti me Italinë

Fier-Balla per marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët: Shenjë solidariteti me Italinë

136
SHPËRNDAJE

Marreveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama me kryeministren italiane Meloni, ne lidhje me emigrantet eshte nje shenje solidariteti kundrejt shtetit italian te cilit i jemi mirenjohes per ndihmen e dhene gjate shume momenteve te veshtira te tranzicionit te vendit tone.

Keshtu eshte shprehur nga Fieri , ministri i brendshem Taulant Balla , i cili nder te tjera u shpreh se ndjen keqardhje per ata qe ngrene tymnaje per kete ceshtje.

Balla eshte shprehur gjithashtu se emigrantet qe do te trajtohen ne keto qendra nuk do te qendrojne ne Shqiperi pasi kjo eshte pjese e marreveshjes. Sot Italia perbsllet me nje problem madhor te fluksit te emigranteve nga Afrika e Veriut dhe ka hapur mbi 3000 qendra pritje ku ndodhen rreth 80 000 emigrante.

Nje prej ketyre qendrave do te vendoset ne Shqiperi ku emigrantet do te presin shqyrtimin e kerkeses se tyre per azil dhe asnje nuk do te qendroje ne Shqiperi ka theksuar Balla teksa shtoi me tej se si vend aspirant per te hyre ne Bashkimin Europian , Shqiperia nuk do te kete vetem perfitime por edhe detyrime.

Nderkohe ministri Balla ka refuzuar te prononcohet ne lidhje me kaosin e krijuar ne Kuvend nga deputetet e opozites teksa eshte ndalur edhe te problemi madhor i ndotjes mjedisore nga kompanite e naftes. Ai ka theksuar se per here te pare pas 30 vitesh Policia e Shtetit se bashku me inspektoratin e mjedisit kane ngritur akuza kunder kompanive te naftes qe e kishin bere tradite kete histori.

Nderkohe sipas tij kjo beteje do te vijoje duke e ndjekur madje edhe personalisht kete ceshtje.
Sinkron

S'KA KOMENTE