Fier/Arrestohen dy shoferë nga policia, nje i dehur dhe tjetri pa leje...

Fier/Arrestohen dy shoferë nga policia, nje i dehur dhe tjetri pa leje drejtimi

1598
SHPËRNDAJE

DVP Fier

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. M., 32 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur;

-J. M., 20 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Rover” pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë, Mallakastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


S'KA KOMENTE