Fier: Arrestohen 2 shtetas procedohen ne gjendje te lire 2 te tjere

Fier: Arrestohen 2 shtetas procedohen ne gjendje te lire 2 te tjere

3673
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

B. R., 36 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Q., 30 vjeç, banues në Suk 2, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Cermë Sektor, Divjakë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës, një shtetas tjetër.

S'KA KOMENTE