Fier: 45 te proceduar dhe 7 te arrestuar nga policia

Fier: 45 te proceduar dhe 7 te arrestuar nga policia

341
SHPËRNDAJE

 

Gjatë kësaj jave, në gjithë Qarkun Fier janë proceduar penalisht 45 shtetas, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë kapur pasi ishin në kërkim dhe 33 janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste “Dhunë në familje” nga të cilët 3 ndiqen në gjendje të lirë edhe janë plotësuar 9 kërkesë padi për tu paisur me urdhër mbrojtje.

Nga Ndihmës Specialistët e Policimit në Komunitet janë zhvilluar orët mësimore me disa shkolla 9-vjeçare në kuadër të ndërgjegjësimit për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në kudër të programit ”Edukimi rrugor, njohja e parimeve të sigurisë rrugore si dhe të rrugëve, të shenjave të sinjalizimit, të normave të përgjithshme për drejtimin e mjeteve dhe të rregullave të sjelljes të përdoruesve të rrugës”, punonjësit e Policisë Rrugor kanë informuar nxënësit për pasojat që sjell mosrespektimi i Kodit Rrugor.

Shërbimet e Policisë do intensifikojnë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë

S'KA KOMENTE