Fier/42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen

Fier/42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen

1527
SHPËRNDAJE

Plot mister shoqërohet vdekja e 42-vjeçarit që gjet i pajetë sot në një godinë të braktisur në Fier. Trupi i pajetë i Julian Priftit u konstatua në lagjen 16 Prilli, ndërkohë që policia dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë, duke u mbytur. 

Përmes një reagimi, familjarët e të ndjerit kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke shtuar se ai mund të jetë vrarë. Prifti rezultonte i zhdukur prej gati 1 muaj. 

Sipas nipit të viktimës, Juliani nuk kishte probleme financiare dhe borxhe, pasi kishte një punë që nxirrte të ardhura. 

Mes të tjerash familja e 42-vjeçarit ngre gishtin e akuzës drejt familjarëve të bashkëshortes së Julianit se mund të kenë lidhje me ngjarjen. 

REAGIMI  
Përtej momenteve të vështira qe po kalojmë si familje nga humbja e befasishme e njeriut tone te dashur Julian Prifti, një punëtori që çdo mëngjes shkonte ne pune per te mbajtur fëmijët e vete, një babai ne moshe fare te re vetëm 42 vjeç dhimbja dhe revolta jone shtohet nga “gazetarët” qe ne garën për klikime shpifin pa fakte duke dëmtuar kujtimin për njeriun tone te dashur, Juli ishte një punëtor në një sipërmarrje private me rroge mbi mesataren e vendit dhe nuk kishte probleme të natyrës ekonomike, vetem kete muaj ai do te merrte 10 milionë Leke si pasoje e nje trashegimie nga babai qe humbi jetën vitin e kaluar nga COVID, ne si familje përjashtojmë plotësisht mundësinë që Juli te kishte probleme ekonomike qe mund t’a çonin drejt vetëvrasjes, ne bisedat tona me ate perpara se te ndalnin shenjat e jetes jo vetem nuk kemi pare shenjat edhe me vogla te depresionit por e kujtojmë si nje person qe kishte plane per te ardhmen ku kishte qellim te niste nje pune te re jashte vendit pa gruan. Juli kishte vetem nje llogari te pa paguar prej 60 mije lekesh te reja ne nje kompani makinash me qira qe nuk mund te jete kurrsesi motiv per vetëvrasje teksa kjo shume eshte me e vogel se sa rroga mujore.

Ne si familje e Julit kemi arsye te dyshojmë per probleme me bashkeshorten, zënka mbi motive te faktuara qe i kemi shprehur ne polici dhe largim te familjareve te saj (vëllait) nga Shqipëria menjëherë pasi deklaruam ne polici humbjen e shenjave te jetës. Dyshimet tona mbi nje ngjarje te mundshme kriminale i kemi shprehur te Policia e Shtetit dhe jemi duke pritur qe shqetësimet tona te deklaruara prej kohesh te merren ne konsiderate, por kemi marre mbrapa vetem teori te pa faktuara me prova te cilat rezultuan ne mënyrën me te keqe te gabuara. Shpresojme qe mediat te ndalin ne garen per klikime te perhapin informacione te pa faktuara dhe pa burime por te nxisin autoritetet per te bere punen e tyre.

Juxhin Çela, nipi i Julian Priftit.

S'KA KOMENTE