Festimi I Pashkeve dhe kuptimi i tyre

Festimi I Pashkeve dhe kuptimi i tyre

98
SHPËRNDAJE

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishes Ortodokse  dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut.

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Ne kalimin e dites se trete besimtaret afrohen ne kishe  dhe marrin flaken e shenjte qe simbolizon driten dhe qe sipas tradites cdo besmitare e merr ate ne cdo familje per te ndricuar rrugen drejt jetes dhe miresise.

Nje dhurate tradicionale e Pashkes jane vezet e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe perplasje e tyre simbolizon carjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezet jane simbol i lindjes se jetes nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

S'KA KOMENTE