Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria?

Fermerët në “emergjencë”, çfarë kërkohet nga qeveria?

101
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që në projektbuxhetin e 2024 fondet për sektorin bujqësor janë shkurtuar në raport me këtë vit, fermerët kanë një sërë emergjencash për të cilat kërkojnë mbështetje. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë që të marrë masa për të ndalur shpopullimin e zonave rurale dhe të ndërhyjë për të përmirësuar kushte e fermerëve.

Konkretisht, KASH nënvizon se mjetet financiare të fermerëve për blerjen e mjeteve të reja bujqësore janë të limituara. Rezerva qëndron tek rritja e koeficientit të përdorimit të mjeteve bujqësore dhe linjave ekzistuese të përpunimit të lëndëve të para agro-blegtorale. Gjithashtu në mbështetjen që iu duhet dhënë mekanizatorëve për uljen e tarifës së shërbimeve me këto mjete. “Koeficienti i përdorimit të mjeteve bujqësore, veçanërisht atyre që përdoren në vjeljen e prodhimit është ndjeshëm nën limitet, që ato të konsiderohen eficiente sepse teknologjia e prodhimit të tyre është e vjetër. Përdorimi dhe  mosha mesatare e pjesës më të madhe të traktorëve e kombajnave i kalon 25 vite pune dhe sipas përllogaritjeve të amortizimit duhet të kishin dalë jashtë përdorimit”, nënvizon Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Sipas këtij institucioni, parcelizimi i tejskajshëm i tokës rrit ndjeshëm kostot e punimeve te mekanizuara. Ndërsa shume mjete që vlerësohet se janë në gjendje pune, nuk kanë targa dhe janë me borxhe të palikujduara, ndërsa Qendrat e Agroservisit për riparim të mjeteve bujqësore nga 54 që kanë qenë, janë reduktuar në 13.

Për këtë arsye, KASH vë në dukje se çmimi lartë i karburantit dhe programimi i subvencionit të limituar për naftën nën nevojat e domosdoshme, përbëjnë një emergjencë të domosdoshme ndërhyrjen në këtë fushë. “Zgjidhja e problemit kërkon marrjen pa humbur më shumë kohë të një iniciative për faljen e detyrimeve të subjekteve që operojnë në zonat rurale për mekaniken bujqësore, linjat e agropërpunimit, serrat me ngrohje,  që financimin e kanë nga grantet, si dhe detyrime te tjera të pa mundura për tu mbledhur nga institucionet përgjegjëse. Rritjen e fondeve që programohen për rimbursimin e naftës. Reduktimin ose rimbursimin e çmimit të energjisë elektrike, që përdoret për frigoriferët e ruajtjes së lëndëve të para bujqësore e blegtorale.”

SCAN

S'KA KOMENTE