Fermeret ne Belishove Mallakaster/Qershia po kalbet,s’ka shitje

Fermeret ne Belishove Mallakaster/Qershia po kalbet,s’ka shitje

1387
SHPËRNDAJE

Belishova është një ndër zonat në Mallakastër e cila njihet për kultivimim e qershive.  Edhe pse këtë vit prodhimi ka qenë i mbarë, mungon tregu i shitjes, ndërsa cmimet nuk e justifikojnë mundin dhe djersën.

Asnjë tregtar nuk vjen të marrë qershi. Kam djalin që merret me bujqësi por nuk fiton asnjë lekë, kanë ngelur të gjithë qershitë pa shitur janë në pemë”, u shpreh një fermere.

“Që të punosh në qershitë është shumë e vështirë, nuk ka cmim të mirë. Punojmë kot. Zgjohemi që në 4 të mëngjesit dhe shkojmë në treg dhe nuk e shesim dot”, tha një zonjë.

“Jam fermer në Belishova, 4-5 veta punojmë në bujqësi. E përgjithshmja ka shpenzime të mëdha, njerëz për të vjelë kërkojmë, çmimet janë të ulëta. Nga 20 mijë që ishte në Tiranë çmimi i qershive ka rënë në 40 lekë të reja. Nuk hip gruan unë për 50 lekë lart në pemë. Tregtarët të marrin atë që u takon jo më shumë se prodhuesi, ai e merr me 70 lekë e shet me 140 lekë”, u shpreh fermeri.

Fermerë dhe banorë të kësaj zone shprehen se një pjesë e mirë e prodhimit po kalbet në pemë, pasi nuk ka as fuqi punëtore.  Ata pak tregtarë që vijnë ne Belishovë për të marrë qershi e blejnë atë me rreth 50 lekë kilogrami. E vetmja zgjidhje sipas kultivuesve të qershive mbetet krijimi i një tregu lokal që të grumbulloj e shpërndajë prodhimin.

S'KA KOMENTE