Eshte kthyer tashme ne tradite te pervitshme qe ne cdo fund korriku (24 korrik)komuniteti i Roskovecit te festoje ,festen e ketij qyteti. Kete vit festa eshte konceptuar jo vetem me koncerte por edhe ne nje aspekt te rendesishem sic eshte bujqesia ,duke festuar jo vetem arritjet por edhe duke hedhur veshtrimin nga e ardhmja .
Kryebashkiakja e Roskovecit per te vene ne zbatim kete vizion ka organizuar nje takim me fermere,blegtor dhe intelektual te zones per te diskutuar per problematikat qe ata ndeshin cdo dite ne aktivitetin e tyre por qe nepermjet evidentimit te problematikave te gjejne mundesite dhe rruget per zgjidhjen e tyre dhe per te cuar perpara investimet dhe rritjet e prodhimit bujqesor dhe zhvillimit te zones.
Fale investimeve te kryera ne bashkine Roskovec dhe ne 14 fshatrat ne administrim te kesaj bashkie si ne infrastrukturen rrugore por edhe ne kullim e vaditje eshte rritur se tepermi prodhimi bujqesor ne keto 5 vitet e fundit. Sipas statistikave te shprehura nga INSTAT , prodhimi bujqesor sa i perket fruta -perimeve ne vitin 2020 eshte rritur me 22% krahasuar me vitin 2018 nderkohe qe sot territori i bashkise Roskovec ka shtuar siperfaqen e serave me perime te cilat shkojne ne 240 ha.
Rritja e prodhimit bujqesor ne territorin e Roskovecit ka rritur edhe numrin e pikave te grumbullimit dhe tregetimit te produkteve buqesore te kesaj zone duke numeruar 11 te tilla.Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ne tryezen e diskutimeve me biznese, fermere dhe investitore ka shpalosur projektet e se ardhmes edhe ne industrine perpunuese .
Zvendesministri i bujqesise Dhimo Kote ne opinionin e tij ka shprehur vleresimet per arritjet e bujqesise e blegtorise ne Roskovec por ne te njejten kohe ka kerkuar nga fermeret te shprehin problematikat qe e ata kane ne menyre qe ato te jene ne prioritetet e zgjidhjes se pushtetit vendor dhe qendror