Fermerët e Fierit,Lushnjës dhe Beratit në protestë: Çmimet e larta, nuk...

Fermerët e Fierit,Lushnjës dhe Beratit në protestë: Çmimet e larta, nuk prodhojmë dot më, do ikim

729
SHPËRNDAJE

Fermerët e Lushnjës, Beratit dhe Fierit:Ne kërkojmë të gjitha të drejtat tona. Këtë vit, nafta 2 mijë lekë. Plehrat kanë vajtur 110 mijë lekë. Për ne ka mbetur vetëm të ikim fare që prej këtu. Jemi të mbaruar fare. Ky vit është viti që i jep fund bujqësisë. Llogarite, ka vajtur gjys për gjys, tashmë vetëm në fund do shkojë, do mbarojë.

Ju e keni vënë re në media se fermerët herë pas here kanë ngritur problemet e tyre. Sot jemi në kushtet e një krize që kush ka një serë një traktor e ka të pamundur të shtojnë prodhimet e tyre. Duke marrë në kosideratë cmimet e larta është e pamundur të ushtrohet veprimtaria e fermerëve. Ne prisnim një buxhet me lehtësime për fermerët. Ne kishim një marrëveshje me ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë por kjo nuk është respektuar. Ne kërkojmë rishikim të buxhetit të bujqësisë dhe rishikim i skenës së rimbursimit. 

Më shumë ka qenë një e papritur sa i përket blegtorisë, sepse ishte premtuar se do mbështeteshin me lekë për litër fermerët që kishin 5 krerë e sipër. Por mesa duket ky ka qenë vetëm një premtim i momentit për të zbutur situatën dhe më pas është bërë një “prerje në besë”.

S'KA KOMENTE