Fëmijët infektohen me Covid ne Gjirikaster,epidemiologu: Punonjësit refuzojnë vaksinimin

Fëmijët infektohen me Covid ne Gjirikaster,epidemiologu: Punonjësit refuzojnë vaksinimin

73
SHPËRNDAJE

Covid-19 ka hyrë brenda shkollave në Gjirokastër, duke shtuar numrin e fëmijëve dhe të rinjve  të prekur. Sipas epidemiologut Arenc Brahimi, kjo vjen si pasojë e refuzimit për t’u vaksinuar nga ana e punonjësve në këto institucione. Ditët e fundit, në këtë qytet janë mbyllur disa klasa të arsimit 9-vjeçar, si edhe zyra insitucionesh si pasojë e Covid-19.

Rritet numri  i infektimeve me covid-19 tek femijet por edhe grupmoshat 15-30 vjec ne rrethin e gjirokastrës, Libohovës dhe  Dropullit. Vatra aktive ka në shkollat 9-vjecar dhe universitetin Eqerem Ccabej. Epidemiologu Arenc Brahimi është shprehur se arsyet që kanë ccuar në rritjen e infektimeve janë punonjësit e pavaksinuar.

Ditet e fundit ne rrethin e gjirokastres jane mbyllur disa klasa te shkollave 9- vjecare por edhe zyra institucionesh si pasojë e infektimeve.

S'KA KOMENTE