Familjaret e 3 vjecarit qe humbi jeten ne nje kopsht privat ne...

Familjaret e 3 vjecarit qe humbi jeten ne nje kopsht privat ne Fier kerkojne drejtesi

8364
SHPËRNDAJE

Familjaret e 3 vjecarit qe humbi jeten ne nje kopsht privat ne Fier kerkojne drejtesi para dyerve te prokurorise.

Me lot ne sy nena e femijes 3 vjec ,Donalda Kodheli, daja i femijes Durim Kaja dhe gjyshi i jane drejtuar nepermjet medias prokurorise se Fierit dhe kryeministrit te Shqiperise per te vendosur drejtesi pas ngjarjes se ndodhur ne 7 janar ne kopshtin privat ne Fier ku humbi jeten femija i tyre vetem 3 vjec.


Familjaret jane shprehur se kane dyshime per shkakun e vdekjes se 3 vjwcarit qe sipas ekspertizes dhe hetimit te kryer ka rezultuar se ka ardhur nga mbytja e tij nga kapuci i xhupit. Nena i femijes eshte shprehur se ne kemi shkuar tek kopshti dhe kemi pare vendin e ngjarjes dhe nuk jemi te bindur se eshte e pamundur te mbytet nje femije nga nje varese qe keputet lehtesisht.
Ne dyshojme ne versionin qe ka shprehur hetimi pasi fillimisht mua me ka mare ne telefon edukatorja dhe me ka thene se femija eshte ne spital dhe ka hyre ne sallen e operacionit pa na sqaruar arsyen nderkohe qe mjeku ne spital ka thene se femija kishte shkuar ne spital pa shenja jete. Ne kete situate ne kerkojme te zbardhet e verteta dhe te ndeshkohen fajtoret.

Ne dyshojme ka thene gjyshi se femija mund te kete rene nga shkallet apo ndonje mundesi tjeter qe i ka marre jeten dhe per kete kerkojme hetim dhe zbardhjen e te vertetes

S'KA KOMENTE