Familjaret e 29 vjecarit te zhdukur ne Fier kerkojne drejtesi

Familjaret e 29 vjecarit te zhdukur ne Fier kerkojne drejtesi

5793
SHPËRNDAJE

Ne familjen e Fuat Myrtaj ne Kreshpan te njesise admnistrative Cakran, nena , 4 motrat dhe vellai presin te zbardhet ngjarja e rende qe ka ndodhur me rrembimin e djalit te familjes Fatjon Myrtaj.

Prej 10 ditesh Fatjoni rezulton i zhdukur ndersa per kete ngjarje qe po hetojne krimet e renda jane arrwstuar dy kusherinjte e tyre , Perlat Myrtaj 49 vjec dhe Ladion Myrtaj 26 vjec

Farie Myrtaj 68 vjece ,nena e Fatjon Myrtaj kerkon drejtesi per cka ka ndodhur me birin e saj dhe sikurse eshte shprehur ajo te ktheje te gjalle apo tw vdekur ne banese birin e saj

E pikelluar nga kjo ngjarje tragjike per familjen saj 68 vjecarja ka treguar se biri i saj Fatjoni ka humbur kontaktet me familjaret qe prej 10 ditesh ku protagonist te zhdukjes se djalit te saj jane Perlati djali i xhaxhait te Fatjonit si dhe Lajdon Myrtaj i cili jetonte dhe punonte ne Kosove me Saimirim vellain binjak te Fatjonit .

Ai eshte paguar nga Perlati per te realizuar skenarin e nxjerrjes ne prit te Fatjonit dhe me pas zhdukjes e tij ka thene nena dhe motra e Fatjon Myrtaj.Rrembimi dhe zhdukja e Fatjonit jane zbuluar pasi Lajdoni qe jetonte ne Kosove eshte kthyer ne shqiperi papritur dhe i ka kerkuar Fatjonit ta shoqeronte ne Vlore per nje porosi .

Fatjoni ka pranuar por pas dy ditesh nuk ka pasur me komunikim mw familjaret e tij. Ka qene Saimiri vellai binjak i Fatjonit qe e njihte mire kusheririn e tij Lajdonin i cili ne menyre te papritur ishte kthyer ne Shqiperi dhe kishte kerkuar te shoqerohej ne Vlore nga Fatjoni dhe kishte kerkuar shpjegime perse ishte takuar me vellain e tij si dhe ku ishte.

Pasi ka pare qe Lajdoni fshihte dicka i ka kerkuar te shkonin ne shqiperi. Pasi jane kkthyer, Saimiri vellai i Fatjonit te zhdukur e ka cuar ne polici ku ne prezenec te policise Lajdoni ka pranuar se eshte paguar nga Perlati per ta nxjerr ne shteg dhe per te bere te mundur zhdukjen e Fatjon Myrtaj. Perlat Myrtaj dhe Laidon Myrtaj jane arrestuar nga policia por familjaret nuk kane asnje njoftim per fatin e djalit te tyre

Te afërmit e Fatjon Myrtaj kane denoncuar qe në datë 20 Shtator 2019 se familjari i tyre është zhdukur që në datën 17 Shtator dhe nuk dinin asgjë për fatin e tij. Në kallëzimin e tyre, familjarët e Fatjonit kanë drejtuar gishtin e akuzes mbi Perlat Myrtajn, si personi që gjendet pas kësaj ngjarjeje.
Rrëfimet e famijarëve

Në një komunikim që kanë pasur sot me familjarët e Fatjonit kërkojnë gjetjen e djalit të tyre, dhe të gjitha akuzat i ngrejnë mbi Perlatin, dhe një tjetër person të arrestuar ,Ladion Myrtaj.
Motra e Fatjonit, Stolie Buzi tregon ngjarjen ku para 2 muajsh pati një zenkë në mes të fisit Myrtaj.
Mësohet se Fatjon Myrtaj ka marrë një borxh prej 5 milionësh të vjetra për kurimin e nënës së tij nga nusja e nipit të Perlat Myrtaj , Ridvanit, pa dijeninë e këtij të fundit.

Pavarësisht se Stolie Buzi pretendon se borxhin e kanë shlyer, familja këmbëngul që kjo është bërë shkak për zhdukjen e djalit të tyre. Nga ana tjetër dyshimet janë se mes 29-vjeçarit dhe nuses së re ka pasur një lidhje , ndërsa paratë kanë qenë të Perlat Myrtajt.

“Mamaja i ka shitur të gjitha që kishte. Laidoni ka pranuar se Perlati i ka dhënë para, për të zhdukur Fatjonin, ata punonin së bashku në Kosovë”, tregon motra e të zhdukurit.

Çfarë thotë policia e Fierit:
Mesditën e së dielës, Policia e Fierit shpërndau një informacion zyrtar, në bazë të të cilit informoi se ishin ndaluar Perlat dhe Ladjon Myrtaj, të dyshuar për zhdukjen e Fatjon Myrtaj.
Policia nuk deklaroi asnjë të dhënë mbi fatin e të zhdukurit.
Sipas të dhënave paraprake, dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat e ngritura nga familjarët e Fatjon Myrtaj. Gjithsesi, ngjarja pritet të zbardhet nga hetimet që do të kryen në vijim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

S'KA KOMENTE