Falimentojne mbi 100 biznese ne Fier, ekonomia ne renie

Falimentojne mbi 100 biznese ne Fier, ekonomia ne renie

6419
SHPËRNDAJE

Mungesa e fuqise blerese si dhe taksat dhe tatimet e larta po shkaterrojne cdo dite dhe me shume aktivitetin e qindra subjekteve ne Fier.

Ne nje vezhgim ne qytetin e Fierit vetem ne janar -Shtatot  2020 jane mbyllur 58 subjekte . Vetem pergjate dy rrugeve kryesore te qytetit te Fierit si Pedonlja dhe “Dervish Hekali” jane mbyllur 42 biznese.

Sipas te dhenave te Tatim taksave ne bashkine Fier ne fund te vitit 2019 shkon ne 112 numri i bizneseve te mbyllura apo crregjistruara  , jane pezulluar 297 subjekte , jane dhene urdhera bllokimi te llogarive bankare per 385 subjekte ,ndersa jane hapur  410 subjekte

Sipas bizneseve te intervistuar shkak i kesaj situate eshte renia e fuqise blerese dhe barra e rende fiskale.

Ne dyert e mbyllura te subjekteve jane vendosur lajmerime per shitje te biznesit apo dhenie me qera te ambjenteve te njesive te shitjes ku me pare zhvillonin aktivitetin

Mesohet se pjesa me e madhe e subjekteve te mbyllura jane perballur me nje renie te theksuar te shitjes duke mos arritur te likujdojne as qerane e ambjenteve ,taksat dhe tatimet .

S'KA KOMENTE