Evakuohen banorët e një tjetër fshati në Gjirokastër, banesat në rrezik

Evakuohen banorët e një tjetër fshati në Gjirokastër, banesat në rrezik

360
SHPËRNDAJE

Pas “Asim Zenelit”, janë evakuuar banorët edhe në fshatin “Arshi Lengo”, në Gjirokaster  Ushtria dhe policia evakuojnë banorët mes errësirës, pasi situata vijon të përkeqësohet nga zjarri.

Vetëm pak minuta më parë, në fshatin “Arshi Lengo” u ndez zjarri në Kodrën e Pishave, duke rrezikuar banesat.

Gjatë pasdites së sotme, në fshatin “Asim Zeneli” u regjistrua viktima e parë nga flakët, ku humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja e tij, e cila është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Gjithashtu, i asfiksuar në spital është edhe një ushtar i FA, i cili fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

S'KA KOMENTE