Eurostat: Shqipëria në mesin e 12 rajoneve më të varfëra të Europës

Eurostat: Shqipëria në mesin e 12 rajoneve më të varfëra të Europës

150
SHPËRNDAJE

Të tre rajonet e Shqipërisë, Veriu, Qendra dhe Jugu bashkë me disa rajone në lindje dhe jug të Europës u klasifikuan rajonet më rrezikun më të lartë të popullsisë në varfëri në vitin 2018 sipas botimit të Eurostat për ecurinë ekonomike të rajoneve të publikuar së fundmi.

Siç shihet në hartën bashkëngjitur rajonet më ngjyrë blu të errët ku bën pjesë e dhe Shqipëria e kanë popullsinë në rrezik të lartë të lartë të varfërisë më shumë se 30 %. Ngjyra më e hapur drejt portokallise tregojnë një përqindje më të vogël të varfërisë në kontinentin Europian.

Eurostat ka vënë re një fenomen të rritjes së varfërisë në qytetet më të pasura të Europës, pasi gjithnjë e më shumë po shtohen lagje të varfra dhe përjashtimi social po rritet.

Më shumë se e një pesta e popullsisë së Vienës, qytetit më të pasur të Austrisë ishte në rrezikun e varfërisë vërën iNSTAT.  Përqindja e popullsisë në rrezik varfërie në Vienë ishte me larta se në çdo rajon tjetër të Austrisë.

Një model i ngjashëm ishte i dukshëm në Danimarkë, ku rreziku më i lartë i varfërisë u regjistrua në rajonin Hovedstaden të kryeqytetit ku rreth 16% e popullsisë ishte në kufirin e rrezikut të varfërisë.

Por disa nga  nivelet më të larta në rrezik të varfërisë janë regjistruar në rajone rurale dhe të largëta të lindjes dhe Evropës Jugore. Gjithsej 12 rajone në të gjithë BE-në kjo normë  e rrezikut të varfërisë tejkaloi 30.0% në 2018 (siç tregohet nga hija blu më e errët në Hartë). Nga 12 rajone tre e i ka Shqipëria/ Këto rajone janë të vendosura kryesisht në  Bullgari, Rumani, Spanjë, itali dhe Shqipëria.

Siç shihet nga harta Shqipëria është më e varfra edhe në Rajonin e Ballkanit pasi treguesi i varfërisë tek fqinjët tanë sipas Eurostat është poshtë 30 %.

Gjithashtu rajoni jugor i italisë, Campania ka rezultuar me nivelin më të lartë të varfërisë në BE me mbi 41 % për qind të popullsisë në rrezikun e varfërisë, duke e pasur treguesin edhe më të lartë se Bukureshti.

Eurostat e mati nivelin e popullsisë në rrezik varfërie kryesisht duke studiuar aksesin në punësim dhe nivelin e pagave në Rajonet e Europës.

Në vitin 2018, pjesa e popullsisë së BE (të moshës 0-59 vjeç) që jetonin në shtëpi jo shumë të përshtatshme dhe me akse të kufizuar në punë ishte 8.8%. Mirëpo në disa qytete të pasuara ku tregu i punës është shumë dinamik gjithashtu u vu re një numër i madhe familjesh në vështirësi për shkak të urbanizimit të shpejtë që po pësojnë këto qytete.

S'KA KOMENTE