Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas

166
SHPËRNDAJE

Euro vazhdon të forcohet në tregun vendas. Një euro është këmbyer sot me 124.98 lekë me rreth 0.73 pikë më shumë se një ditë më parë. Kjo është rritja ditore më e madhe që prej qershorit të 2018-s.

Monedha e përbashkët ka rikuperuar pikë kundrejt lekut që nga data 27 dhjetor duke u forcuar me 2.2 pikë kundrejt monedhës vendase.

Forcimi i euros po ndikohet kryesisht prej efekteve sezonale. Aktorët e tregut e argumentojnë rritjen e euros me akumulimet e të ardhurave të kompanive gjatë ditëve të fundit të 2018-s. Ata presin që ky forcim i euros të vijojë edhe për ditë gjatë muajit janar deri në përfundimin e afateve për pagesat e detyrimeve në Tatime.

Në vitin 2018, kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004-a. Dy faktorët jo fondamentalë që ndikuan ishin konvertimet e kapitalit të bankave dhe paratë informale.

Gjatë muajit dhjetor euro po zhvlerësohej me shpejtësi ndaj monedhës vendase dhe sipas ekspertëve arsyeja kryesore ishte qarkullimi i ulët i parasë në ekonomi. Për bizneset, ditët e fundit të vitit që lamë pas, shënuan një rritje të aktivitetit dhe akumuluan të ardhura të cilat po i këmbejnë këto ditë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në forcimin e euros janë tregjet ndërkombëtare. Euro po këmbehet aktualisht në nivelin e 1.15 dollarëve, niveli më i lartë që prej tetorit.

S'KA KOMENTE