Euro ka vijuar rënien në raport me lekun edhe gjatë ditës së...

Euro ka vijuar rënien në raport me lekun edhe gjatë ditës së sotme

263
SHPËRNDAJE

Euro ka vijuar rënien në raport me lekun edhe gjatë ditës së sotme pavarësisht se me ritme më të ulta krahasuar me të hënën dhe të martën. Siç konstaton Banka e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme, një euro është kembyer me 116.60 lekë, ndërkohë që një ditë më parë u këmbye me 116.61 lekë. Rënia është e vogël krahasuar me të hënën kur humbi 0.25 lekë brenda ditës.

Ndryshe nga euro, dollari amerikan vijon të fitojë pikë ndaj lekut duke u këmbyer sot me 114.995 lekëose 0.44 lekë më shumë krahasuar me një ditë më parë. Dollari amerikan vijon rritjen prej tre ditësh në raport me lekun.

Paundi po ashtu po fiton me shpejtësi pikë ndaj lekut. Gjatë ditës së sotme u këmbye me 138.77 lekë, ndërkohë që një ditë më parë u këmbye me 137.55 lekë. Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me dy monedhat e tjera të forta.

S'KA KOMENTE