ERE licencon centralin fotovoltaik te ‘Sheq Marinas’ ne Fier

ERE licencon centralin fotovoltaik te ‘Sheq Marinas’ ne Fier

338
SHPËRNDAJE

Enti Rregullator i Energjisë licencoi së fundmi në veprimtarinë e prodhimit të energjisë një tjetër central fotovoltaik pas atij të Karavastasë. Ky i fundit ndodhet në zonën e Sheq Marinasit në Fier dhe është një sipërmarrje private që nuk përfiton nga masat mbështetëse të qeverisë dhe energjinë do ta shesë në tregun e lirë. Shteti do të përfitojë sipas kontratës një sasi energjie e cila mund të konvertohen edhe në vlerën e barabartë monetare sipas çmimit të energjisë në treg.

Enti përcaktoi se licenca ka një afat 50 vjeçar dhe vlefshmëria e asaj nis në momentin e operimit por jo më vonë se  korriku i vitit tjetër çka nënkupton që ky është afati i fundit që është dhënë për nisjen e prodhimit.

Bordi i EREs vendosi të licencojë shoqërinë “SPV BLUE 1” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik “Blue 1”, me kapacitet të instaluar 50 MË, për një afat 25 vjeçar duke filluar data e operimit por jo më vonë se data 01.07. 2023.

Shoqëria “SPV BLUE 1” sh.p.k., të depozitojë në ERE, Certifikatat e Regjistrimit të Pronësisë për pasuritë me nr. 535/3, nr. 622 dhe nr. 537, përpara vënies në operim të  veprës” thuhet në vendimin e ERE.

Kohëve të fundit numri i projekteve të cilat kanë marrë miratim dhe ndodhen në hallka të ndryshme të sigurimit të dokumentacionit apo punimeve ka qenë i lartë për projektet fotovoltaike. Çmimet e energjisë në bursa të cilat arritën nivel rekord duket se orientuan investimet e bizneseve në këtë sektor duke e parë atë si fitimprurës.

Aktualisht vetë qeveria ka dy kontrata me Voltlia-n për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Karavasta dhe një tjetër në Spitallë të cilët për një afat 15 vjeçar do të kenë një marrëveshje me OSHEE për shitjen e energjisë që prodhojnë në një pjesë të kapacitetit të tyre.

S'KA KOMENTE