Erdhi me avion në Shqipëri, 50-vjeçari vdes nga Covid. Dyshohet se ishte...

Erdhi me avion në Shqipëri, 50-vjeçari vdes nga Covid. Dyshohet se ishte infektuar me variantin indian

619
SHPËRNDAJE

Varianti indian i Covid 19 dyshohet se ka mbërritur në Shqipëri, ndërsa hetimi epidemiologjik ka nisur pas vdekjes së një 50-vjeçëri nga Çërriku. Mësohet se 50-vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri me avion, përmes një tranziti që kishte bërë nga Athina.

Ajo që përbën shqetësim për rastin në fjalë lidhet me simptomat e të sëmurit, të cilat sipas burimeve zyrtare për abc nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit, i cili njihet për agresivitetin e tij.

Mësohet se pasi është konstatuar ky rast, një monstër e marrë nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani rreth 300 000 të vdekur.

S'KA KOMENTE