Mallakastër – Një automjet tip rulot ka dalë nga rruga prej erës së fortë ne aksin e autostradës Levan – Tepelene.
Burime informacioni pohuan se e ka marr era duke e nxjerr nga rruga ne vendin afer Poçemit.
Burime policore pohuan se mjeti ka dal nga rruga e eshte permbysur. Në të udhëtonin një çift i huaj. Burri eshte plagosur lehtë, gruaja eshte mire. Në vendgjarje shkoi ambulanca e po i çon ne spitalin e Fierit për ndihme mjeksore.
Policia shkoi ne ne vendin e ngjarjes
Mallakastër/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.