Enkelejd Alibeaj e pranon:Dy grate që u përplasën me Kokalarin janë militante...

Enkelejd Alibeaj e pranon:Dy grate që u përplasën me Kokalarin janë militante të PD-së, i përdorim për fushata dhe protesta

287
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur mbrëmjen e sotme për përplasjen që ndodhi në mëngjes në selinë e PD-së mes aktivistes Evi Kokalari dhe disa mbështetëseve të Lulzim Bashës.

Ai tregoi se dy zonjat që sulmuan Kokalarin quhen Drita dhe Violeta, ndërsa tregoi se ato janë thjesht militante të PD-së, që thirren për fushata dhe protesta dhe janë gjithmonë të gatshme.

“Të dyja zonjat, si Drita dhe Violeta janë militante të Partisë Demokratike, të cilat nuk kanë marrë asgjë nga partia. Ne i thërrasim në fushata, në protesta dhe ato janë gjithmonë gati të vijnë. Kjo është ajo që na shqetëson, nuk duhet të arrihet deri aty ku shkoi situata”, tha Alibeaj në “Open”.

S'KA KOMENTE