Energji nga era në Fier, kalon projekti i parë

Energji nga era në Fier, kalon projekti i parë

215
SHPËRNDAJE

Prej vitesh numri i projekteve që kalojnë në hallka të ndryshme diskutimi apo miratimi për parqe eolike në funksion të prodhimit të energjisë nga era janë të shumta por zbatim konkret të tyre vështirë se gjen.  Por së fundmi një vendim qeverie i korrikut dhe i publikuar ketë të marte në fletoren zyrtare ka autorizuar një kompani që të çojë para një projekt të kësaj natyre në njësinë administrative Topojë në Fier ku kompania “Max Energy”, sh.p.k ka vendosur të instalojë një central eolik me kapacitet 3MË.

Referuar vendimit afati i pritshëm i vënies në punë që nënkupton kohën për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 24 muajve, nga marrja e lejes së ndërtimit ndërkohë që afati për miratimin e ndërtimit është 48 muaj.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucione të tjera të autorizuara prej saj kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit dhe vënies në punë, me synimin që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia dhe konformiteti të jenë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionit të projektit” thuhet në vendim. I njëjti sanksionon se subjekti që do të bëjë instalimin e centralit eolik do të duhet të raportojë në mënyrë periodike për ecurinë si dhe të respektojë kushtet që i sanksionohen në lejet e dhëna.

Vendimi saktëson edhe detyrimin që duhet të paguajë në formë energjie ose vlerë monetare subjekti pranë shtetit si dhe një sasi të caktuar që duhet ta kalojë tek furnizuesi publik.

“Shoqëria Max Energjy sh.pk.k ka detyrimin  t’i japë falas, në formë royalty, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sasinë e energjisë elektrike (por jo më të vogël se 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë). Në rast konvertimi në vlerë monetare, këto të ardhura derdhen tërësisht në buxhetin e shtetit.  Të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi” nënvizohet në vendim.

S'KA KOMENTE