Emigranti FIERAK ne SHBA per te 5-in vit , ndihma per familjet...

Emigranti FIERAK ne SHBA per te 5-in vit , ndihma per familjet e varfera per festat e fundvitit

185
SHPËRNDAJE

Prej afro 5 vjetësh Flori Bushi ish banor i fshatit Lalar të njësisë administrative Portëz Bashkia Fier kryen bamirësi për familje në nevojë në bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër.

I ndodhur prej afro 10 vjetësh emigrant i rregullt në SHBA , Flori Bushi nuk do te harroj pa derguar dhuraten për cdo fundviti edhe per familjet ne nevoje.

Ne saje te ketij kontributi financiar modest me vlerën e 50 mije lekeve të vjetra kane perfituar pakete ushqimore dhe artikujt ushqimor te festave , 50 familje te varfera në bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër.
Këtë bamirësi fieraku ka afro 5 vjet që e kryen cdo fundvit për familjet në nevojë për ti bërë sadopak të.lumtura në ndërrimin e viteve

S'KA KOMENTE