Ekzekutoi policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, Engjëll Brahimi...

Ekzekutoi policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, Engjëll Brahimi autoriteteve kanadeze: Mos më ekstradoni në Shqipëri 

1131
SHPËRNDAJE

Engjëll Brahimi, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8 vjeç, 23 vite më parë, ka kërkuar nga autoritetet kanadeze që të mos e ekstradojnë në vendin e lindjes.

Sipas mediave të huaja, avokati i tij është shprehur se ka hije dyshimi për mënyrën sesi është shpallur fajtor për dy vrasjet e rënda, ndërsa shton se klienti i tij nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ai është shpallur fajtor, ka ndodhur në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”. Brahimi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç.

Brahimi, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim, për hakmarrje”.

S'KA KOMENTE