Ekzekutimi në Athinë, policia identifikon autorin

Ekzekutimi në Athinë, policia identifikon autorin

6564
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 54-vjeçarit në Athinë dhe plagosja e dy djemve të tij.

Pas një konflikti për një borxh, u vra Edmond Llangozi dhe mbetën të plagosur dy djemtë e tij Anxhelo dhe Mihal.

E plagosur mbeti aksidentalisht edhe kamerierja e lokalit ku ndodhi ngjarja, Zhorxhina Kaso pasi e ka kapur një plumb qorr.

Mësohet se dy familjet e përfshira në konflikt njiheshin me njëra-tjetrën, ndërsa sherri ka nisur për motivet e një mosmarrëveshjeje për një borxh. Në polici kanë dëshmuar bashkëshortet e viktimës dhe autorit.

Siç raportojnë mediat greke, Edmond Llangozi i ka dalë para armës ndërsa djemtë kanë vrapuar për t’u larguar, pasi konflikti fillimisht nisi verbalisht, më pas u përleshën dhe autori nxori armën.

Autoritetet greke kanë arritur që të identifikojnë autorin e krimit dhe janë në kërkim të tij.

Sipas mediave greke, një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

S'KA KOMENTE