Policia ështe vene ne ndjekje te autoreve pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.
Mësohet se një operacion u zhvillua gjatë natës për të prangosur persona të dyshuar për atentatin.
Ndërkohë aktualisht janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen.
Për vrasjen e Shkelzen Kastratit dy ditë më parë janë shoqëruar dy persona nga Tepelena.
Sipas policisë këta kanë lidhje me makinën tip Audi ngjyre gri që ka bërë largimin e autorëve që kryen vrasjen nga mbi kalimi i Baltëzes drejt Mbrostatit e më tej.