Ekstradohet nga Spanja 49 vjeçari nga FIERI,i dënuar me 6 vite burg...

 Ekstradohet nga Spanja 49 vjeçari nga FIERI,i dënuar me 6 vite burg për drogë

5415
SHPËRNDAJE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.

Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.

Vijon

S'KA KOMENTE