Eksperti i Sigurisë Ervin Karamuço në një postim në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj e-albania që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online. Karamuço shprehet se sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
Ai ngre alarmin se me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.
Postimi:
Fatkeqësisht sulmi kibernetik po rezulton një akt i mirëfillt terrorist me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Me qindra shkresa zyrtare dhe emaile institucionesh po publikohen nga një faqe anonime, duke vërtetuar një rrjedhje masive të dhënash shtetërore.